VESHJA E SHESTANESHAVE
Kjo veshje i ngjan një petku magjik që josh me ngjyrat dhe dekoracionet e larmishme. Si e tillë frymëzoi shumë artistë, poetë e njerëz të tjeshtë, Për të janë kryer një varg studimesh nga autorë të ndryshëm, por nuk është hulumtuar në detaje sa kostumet tjera kombëtare shqiptare. Në rrethana të tilla është e kuptueshme se as unë nuk mund të jap një tekst të përkryer gazetaresk. Megjithatë, duke u bazuar në burimet që posedoj, po përpiqem të paraqes strukturën artistike dhe vlerën e kësaj veshje atraktive të Shestanit.
Në studimin e mr. Shpresë Siqeca "Veshje kombëtare shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" thuhet se veshja katolike e regjionit të Krajës (rrethi i Tivarit), që i përket fillimit të shekullit XX, është hulumtuar në fshatrat Shestan, Ljare dhe Ftjan,
Në fund të shekullit XIX, sipas një fotografie të Marubit nga vitet 1866-1890, gratë katolike vishnin këmishë të bardhë e përeparëse të vogël me thekë të gjatë në të tria anët. Në fillim të shekullit XX hynë në përdorim përparëset ,, boshqet,, e sotme. Ato enden në vek në formë të katrorëve me ngjyrë të kuqe e të bardhë. Pas endjes, ato qëndisen me penj mëndafshi shumëngjyrësh, me motive florale. Mbi këmishë vishet guna (zhguni) e cila është pala-pala. Ka mëngë të gjata. Në fund të gunës e sidomos në mëng ka zbukurime me gajtanë shumëngjyrësh, me dominimin e ngjyrës së kuqe. Mbi zhgun vishet xhamadani prej zhgunji. Në kapakë ka sumbulla zbukuruese dhe dy pafta "fodulla" prej mesingu, të punuara me teknikën e rrahjes. Në shpinë të xhamadanit paraqitet motivi i skematizuar i gjarprit, në formë të spirales si dhe motivi i rrathëve, që pos zbukurimit, dëshmojnë mbi kultin diellor, të njohur te ilirët. Në shpinë të xhamadanit dominon motivi i trekëndëshave, të cilët bashkë me motivin e rombeve tek ilirët si dhe te popujt e tjerë të lashtë, kishin të bënin me kultin e plleshmërisë së gruas. Shestaneshat në bel vënë brezin prej leshi dhe mbathin çorapë leshi e opinga. Në kokë vënë kapuçin në formë gjysmërrethi që quhet gërshet, i cili, siç u informova, bëhet prej telave të mbështjellë si gërshet dhe merr formën e duhur dhe tri "tufa" prej mëndafshi, të cilat kapen me një "gjysmëshami", mbi të cilën vënë shaminë e bardhë. Ato përdorin gjerdanë argjendi me motivin e kryqit, vathë e tjerë.
Dr. Ruzhdi Ushaku në librin "Ulqini në gjurmë të shekujve" veshjen e shestaneshave e quan fenomen vërtetë të rrallë dhe, sipas të gjitha gjasave, me një histori e "jetë" specifike. Ai është i mendimit se kjo veshje ka ngjashmëri me atë të gruas ilire nga Dimali-Shqipëri, e që daton nga shekulli III-II para epokës sonë. Si elemente tipike dhe thuajse identike të këtyre dy veshjeve, kur bën fjalë për bustin nga Dimali, Ushaku përmend përparësen ( futën me thekë), e cila, siç u informova , në Shestan është bartur deri para nja 80 vjetësh, dhe llabanen, apo më konkretisht kapuçin në formë gjysmërrethi që quhet gërshet.
Ky fenomen përnjëmend i rrallë e sensacional në traditën e veshjeve kombëtare shqiptare dëshmon për traditën e lashtë dymijëvjeçare të veshjes së shestaneshave.
Edhe sot e kësaj dite shumë gra të Shestanit ( kryesisht të moshës mbi 4o vjeçare) me besnikëri e ruajnë këtë veshje atraktive, e cila të mahnit me tiparet e ruajtura burimore autentike. Shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe shestaneshat e reja, sepse asnjë petk tjetër i moderuar nuk e ka bukurinë as vlerën e kostumit tradicional të shestaneshave. Ato duhet ta dinë se ky kostum shqiptar është i tyre dhe si i tillë është thesar i paçmuar i kuklturës shpirtërore e materiale të Shestanit. Prandaj është obligim i tyre që së paku ta veshin në vizita për gëzime familjare, në raste vdekjesh e pse jo edhe në raste tjera.
Vlera dhe " magjia" artistike e veshjes së shestaneshave janë komponentet kryesore për ta konsideruar atë si pjesëtarë të familjes.