SHESTANI
Mâ t’parit Shestanas i kanë thânë Zef. Vllazninë e ká pasë
t’vogël, e pej friget mos ta vrasen at ose diken pej vllaznisë, aj ká ikë
pej anej elle isht nalë n’Zetë. Pej Zetet shkon n’Shkodër, ku isht martuo.
Pleqt e Shkrel’s e bânë familjen e ati t’vrámit me ja falë Zefit gjakun, e
ashtu Zefi erll prapë n’Shkrel. Por, aj atje vret prapë nji njeri. Tash iken
n’ânë tjetër t’Liqenit Shkodërs, n’ven qi i thonë Pulishë, te mali
Vollosmon, nën Shestan t’soçëm. Zefi pati 6 djelm. N’at vakt, Shestani Nalt
elle Shestani Posht kanë kjenë pá popull. Pej Pulishit, Zefi doli mee bregut
Vidirjak, nërmjet Shestanit Nalt elle Shestanit Posht, e pej anyj ja u dav
tokën e Shestanit djelmve ti. Prá, Shestani e fitoj emnin pej fjalet ‘me
shestuo’ (me dá, me caktuo). Leka, mâ i vogli elle mâ i bukri nër djelmt e
Zefit, shkoj n’Selcë, e pej ti janë Lekiq’t (n’t’lemit e diellit pej Selcet
gjinet nji virane, qi i thonë Kulla e Lek’s). Kur shkoj Leka n’Selcë, aj
atje nuk pati mállë, por ka jetuo nën nji shatorr. N’ditën e fest’s, kërrkoj
pej Selcanjân’ve me i falë aq tokë sá t’munje me livruo për aq vakt sa
ngjase mesha n’kishë. Ata ja llanë aq tokë. Kur filloj mesha, Lek’s i erllen
elle ata pesë vllazën t’tjerë elle filluon me livruo. Deri u maruo mesha,
Leka e zaptoj gáti t’tânë mallin. Selcanjân’t i thonë prithtit me kryje
meshën, se metem pá mállë. Kur u kryje mesha, ata shpejt dolen pej kishet, e
i thonë ‘Nalu, he kopil, se nuk po merr mâ’. Elle sot i thonë mallit
Lekiq’ve Kopilica. Leka nuk ká pasë pyllë. Kërkoj pej plakut katunit me i
llânë aq pyllë, sa munje me përzânë me nji likurë kavt. Ata ja llanë. Leka
mori gërshân’t elle e prev likurën e kavt aq hollë, gáti sa peni. Me at
rrathoj pyllin mâ t’mirin n’Lekiq elle ja u mori.
Pej djelmve tjerë t’Zefit u formuon katunet. Pej Luket – Lukiqi elle Gurrza
(guri i zi), pej Dedet – Dedanjt elle pej Gjuret – Gjuraçi; djali Zefit,
Nreka pati dy djelm: pej Niket Zi janë Karanikiqi (Nonmal, Nënmal) elle
Gjonkoviq’t, e pej djalit tjetër, Vuçetet – Vuçedabiq’t (Uzhdabiqi).
Granica (kufini) i Shestanit ká kjenë buzë Liqenit Shkodërs deri n’Krricë,
Petal, Sitojcë (bregu mas Golikut), bregu Obod, Qafa Pal’s, Ërrvan (Rrvan),
Sijeca, Lubin, brezi maleve çysh Lloncit deri n’Kunorë, Vesirr, Vardol,
Vaganjë edhe Kruodars, e pej anyj buzë Liqenit deri n’Muriq.
N’Shesatan, si nër Malazez, nuk janë përdoruo prezimet (emnat familjarë).
Deri më senen 1850, gjint janë regjistrua, ashtu qi isht shkruo emni, emni
t’jatit elle emni i gjyshit.